10.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: T’ia tregojmë vendin Serbisë – si dhe atyre që i nënshtrohen në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para gazetarëve, pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës.

Haradinaj sot në mëngjes është liruar nga një gjykatë në Francë – ku ka qëndruar gjatë katër muajve të fundit, pas ndalimit të tij atje në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, për gjoja krime lufte.

Ai ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore karshi tij.

“Kemi fqinj që është armik, sillet armiqësisht. Duhet të jemi të vendosur t’ia tregojmë vendin”, ka thënë Haradinaj, raporton  Express.

“Kemi njerëz të brendshëm që nënshtrohen, edhe atyre duhet t’ia tregojmë vendin”, ka thënë Haradinaj.

“Nëse duhet të jemi të sinqertë me veteven, duhet ta shohim shembullin e Kroacisë”, është shprehur ish-komandanti i UÇK’së.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët janë treguar të zotë gjatë muajve të fundit, sa ai ka qëndruar në Francë, dhe i ka përshëndetur ata për mbështetjen.

Por, ai është shprehur i zhgënjyer me autoritetet e vendit.

“Roli i Prishtinës zyrtare ka munguar. Autoritetet nuk e kanë treguar veten, kjo është për keqardhje”, ka thënë Haradinaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles