Site icon Prishtinapress

Haradinaj thotë se ftesa për ekstradimin e tij në Serbi, ishte ftesë direkte për luftë (Video)

Më 27 prill do të komunikohet vendimi i Gjykatës franceze mbi ekstradimin ose jo të kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj. Haradinaj beson se vendimi do të jetë refuzues, bazuar në argumentet e dhëna gjatë seancës paraprake, raporton KTV.

Ftesën për ekstradim në Serbi, Haradinaj e quajti ftesë direkte për luftë.

“Kjo është direkt ftesë për luftë. Nëse dikush s’e ka kuptu kështu ose është frikacak ose është mashtrues ose s’po don me u përball me të vërtetën”, tha Haradinaj në ‘Rubikon’ të KTV’së.

Deklaratat e ambasadorit francez se gjykimi bazohet në fakte të reja, Haradinaj i quan gënjeshtra.

“Ka rrejt se atë e kanë rrejt Beogradi”, tha Haradinaj.

Mbajtjen e tij ai e vlerëson si tendencë për ta mbajtur larg proceseve vendimmarrëse, pasi thotë se rasti i tij mund të trajtohej edhe nga Gjykata Speciale.

Një gjë e tillë thotë Haradinaj nuk bëhet pasi tashmë janë shtjerrë të gjitha proceset të cilat mund të provonin fajësinë e tij.

Lideri i AAK’së thotë se është koha që qytetari i Kosovës të votojë për ndryshim dhe qeverisjen e kaluar.

Ai përjashton çdo mundësi për koalicion parazgjedhor me LDK’në apo PDK’në.

Exit mobile version