Site icon Prishtinapress

Haradinaj takon sekretarin amerikan, Pompeo: Kosova, partneri më besnik i SHBA-ve

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka takuar sekretarin amerikan shtetit, Mike Pompeo me të cilën kanë diskutuar për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj.

exoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

I nderuar që gjatë lutjeve të mëngjesit të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Me Sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjerë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.

Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikë”.

Exit mobile version