Site icon Prishtinapress

Haradinaj takon ambasadorin italian: Mbështetja do ta vazhdojë në temat e rëndësishme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka diskutuar për procesin zgjedhor të 6 tetorit.

Ai tha se temat e rëndësishme sikurse liberalizimi i vizave dhe dialogu do të vazhdojnë të diskutohen.

Postimi i plotë:

Bashkëbisedim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat pasqyruan pjekuri të lartë politike dhe demokratike, si dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është liberalizimi i vizave, dialogu, integrimet euro-atlantike, në të cilat mbështetja e Italisë është e pazëvendësueshme.

Exit mobile version