Site icon Prishtinapress

Haradinaj: S’votojmë kandidat të zarfit për president

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka thënë se kjo parti nuk e voton asnjë kandidat për president që vije nga shoqëria civile apo nëse nuk është pjesë e skenës politike të Kosovës.

“Nuk votojmë kandidat të OJQ-ve, ose jashtë parlamentit, sikurse ka ndodhur një herë me Atifete Jahjagën. Por kjo dallon te familja Jashari. Ata janë familje e jashtëzakonshme, por jashtë kësaj nuk e shoh ndonjë kandidat që e kisha votu nëse s’ka marrëveshje politike”, ka thënë Haradinaj në RTK.

Ai ka thënë se shoqëria civile duhet të jetë në listat zgjedhore, pastaj të fitojnë një vend në parlament dhe të kandidojnë për pozita të larta shtetërore.

“Te ne shoqëria civile është më e fuqishmja në rajon. E kanë rolin tepër aktiv dhe pozitiv, por tek pozita e larta duhet të sfidohen në votë qytetarëve, sepse ka kaluar koha e presidenteve të zarfave”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version