13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj-Stublla: Serbia po rrezikon sigurinë shtetërore të Kosovës

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha se hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia “përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”.

Këto marrëveshje, Kosova dhe Serbia i kanë arritur në vitin 2015 në kuadër të dialogut teknik.

“Serbia dhe zyrtarë të lartë të saj, me veprimet e muajve të fundit, si dhe me shkeljet e vazhdueshme, kanë rrezikuar sigurinë shtetërore të Kosovës dhe, rrjedhimisht, kanë nëpërkëmbur gjithë procesin dhe të arriturat e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si në Uashington, ashtu edhe në Bruksel”, tha Haradinaj Stublla në një postim në Facebook.

Reagimi vjen pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila ka arritur në Serbi para disa ditësh.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë të dhënë nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksina të tilla.

Haradinaj Stublla tha se pret bashkëpunim dhe koordinim urgjent të autoriteteve kompetente, për mbrojtjen e sovranitetit dhe të kufijve të Kosovës.

Ajo po ashtu tha se pret “reagim adekuat” nga Brukseli dhe Uashingtoni për, siç u shpreh, “shkeljet dhe kërcënimet destabilizuese që Serbia po ua bën marrëveshjeve dhe frymës së normalizimit” të marrëdhënieve me Kosovën.

Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb.

Vaksina Pfizer/BioNTech ka arritur në Serbi më 22 dhjetor.

Mësohet se vaksinat nuk kanë hyrë në Kosovë përmes Entit të Shëndetit Publik, i cili funksionon brenda sistemit serb në veri.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles