Site icon Prishtinapress

Haradinaj Stublla publikon letrën për ambasadorët e Kuintit pas kërcënimit të Daçiqit

Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, përmes një cicërime në llogarinë e saj në Tëitter, ka publikuar letrën e saj drejtuar ambasadorëve të Kuintit, në lidhje me veprimet e qeverisë së Serbisë ndaj viktimave të popullit shqiptar në luftën e fundit në Kosovë.

Haradinaj Stublla këto veprime të Serbisë i ka quajtur të turpshme.

Bëhet fjalë për deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ku kërcënoi serbët të cilët tregojnë varret e viktimave shqiptare të varrosura në Serbi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më poshtë gjeni postimin e Haradinaj Stublla.

Exit mobile version