Site icon Prishtinapress

Haradinaj: Situata e krijuar me coronavirus kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata e krijuar me COVID – 19 kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve.

Ai ka pohuar se kjo situatë duhet trajtuar me seriozitetin më të madh.

“Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët. Kjo situatë kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha instancave shtetërore”, ka shkruar Haradinaj në Facebok, përcjell Telegrafi.

Lideri i AAK-së, ka theksuar se zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

Exit mobile version