Haradinaj shtron iftar për BIK-un

0
17

Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shtruar iftar për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Haradinaj me këtë rast ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit.

“Sidomos gjatë kësaj krize pandemike, vlerat më kulmore të Islamit, në thelb na kujtojnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët dhe të ruajmë virtytet tona unike e të dëshmuara, të bujarisë dhe mëshirës”, ka thënë Haradinaj, duke iu dëshiruar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë gjatë ditëve të mbetura të Ramazanit.