Ai i ka dal përballë edhe kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi.
Vizitën e tij në klubin e xhudos “Ipon” , Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku edhe ka ndarë disa fotografi.
Ai me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” ka dekoruar trajnerin Driton Kuka.
“Klubi pejan i xhudos ”Ipon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilën pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, ka shkruar Haradinaj.