9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj porosi Kurtit: Kosova po rrezikohet, bëje Qeverinë ose lësho rrugë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka porositur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të gjejë formulën për të krijuar shumicën parlamentare në mënyrë që t’i jepet fund epilogut për formimin e qeverisë së re.

Haradinaj thotë se është koha e fundit që Kurti si fitues i zgjedhjeve të deklarohet se çka propozon për gjendjen e krijuar, pasi që konsideron se Kosova po rrezikon shumëçka për shkak të vazhdimit të takimeve  pa kufij. Në të kundërtën Haradinaj kërkon nga Kurti që të hapë rrugë për opsione të tjera.

“Unë pres nga z. Kurti që t’i thërret ndërgjegjes së vet. Ose ta gjen formulën me bë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklaron çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklaron për çka është. A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje. Por diçka duhet t’i thotë Kosovës nuk mund ta mbajë vjerr. Nuk po e them këtë me nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin. Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutëm mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendje. Sepse jemi ka rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra jemi kah e rrezikojmë funksionimin e vendit”, thotë kryeministri në largim, për Ekonomia Online.

Sipas Haradinajt çdo vonesë në formimin e qeverisë do të ketë pasoja për vendin. Ai thotë se si kryeministër në largim po e ka vështirë mbarëvajtjen e qeverisë, pasi që nuk po ka fuqi vendimmarrëse.

Përveç të pakuptueshme, prolongimin e formimit të qeverisë, Haradinaj po e vlerëson si shumë të rrezikshme dhe për këtë përgjegjës po e bën vetëm Albin Kurtin dhe VV-në si parti fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Është me rëndësi të madhe që të kemi një epilog të këtij procesi për shkak se qeverisja më tutje vetëm sa do të bie në kualitet. Kjo për shkak se një qeveri në detyrë e ka të pamundur që të kryejë disa funksione që janë shumë me rëndësi. P.sh, ne nuk kemi drejt me aprovua ligje edhe pse ka një parlament të zgjedhur. Ne kemi një qeveri kujdestare por është problem vazhdimi i gjendjes kështu. Është e dëmshme kjo vonesë dhe shkakton dëme serioze në qeverisje dhe në kualitete të tjera të jetës. Pra duhet t’i japin një epilog gjendjes. Krejt Kosova pret nga Kurti dhe VV-ja epilog, cili do që të jetë ai. Por mbajtja e një gjendje në emër të një negocimi pa kufi nuk është veprim i mençur. Duhet të jetë i përgjegjshëm. Nuk jam palë e interesit në asnjë variant, por duke qenë kryetar qeverie në detyrë unë i shoh pasojat për Kosovën”.

“Tani edhe unë kam frikë, jo pse unë s’dua të punoj, por kam frikë nëse kjo situatë vazhdon gjatë. Pra kam frikë për Kosovën jo për vete dhe AAK-në. Nëse fituesi i zgjedhjeve nuk e merr mandatin nuk i respekton afatet, pra nuk e kuptoj këtë gjendje. Kjo për mua është tepër e pakuptueshme. Përveç që është e pakuptueshme është edhe e rrezikshme. Mendoj që kjo qasja e z.Kurtit, vonesat, nuk janë në rregull. Është kuptuar ndoshta derisa nuk është certifikuar rezultati dhe deri sa nuk është konstituua parlamenti, por tash e tutje është problem kjo gjendje”, thotë Haradinaj.

Pavarësisht që për mosarritje të marrëveshjes së koalicionit po shihen edhe kërkesat e tepruara të LDK-së, Haradinaj përgjegjës kryesor dhe të vetëm për formimin e qeverisë po e konsideron Albin Kurtin.

Haradinaj ka komentuar edhe çështjen e presidentit për të cilin Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk po mund të merren vesh. Nuk premton votën e AAK-së për këtë post, pasi që thotë të mos jetë fare temë e diskutimit brenda partisë së tij.

“Mua nuk më ka thirr Albin Kurti ose Isa Mustafa me më thënë që a na kishe votuar për president. Nuk mund të shkojmë mysafirë të pa thirrur. Në një rast kur do të ishte në votim presidenti AAK-ja e kishte diskutuar kandidaturën. A ka kandidaturë të vetën apo ndonjë që është më e përafërt. Por ne nuk e kemi temë si AAK fare çështjen e votimit të presidentit sepse nuk jemi të kyçur në këtë proces”, thotë ai.

E në rast të shkuarjes në zgjedhje të reja, Haradinaj mohon çfarëdo pretendimi për koalicion me ish-partnerin e deritanishëm, PDK-në. Thotë se një bashkëpunim i tillë i mbetet vetëm të së kaluarës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles