Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë, kështu po vlerëson ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai për RTK-në ka thënë se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është kundër dialogut pa SHBA-në.
“Kosova nuk e ka luksin me zëvendësua lidershipin e dialogut nga SHBA me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak e Borell”, theksoi Haradinaj.
Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj.”
Ndër të tjera ai shtoi se “nuk duhet privatizua dialogun me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”