Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke uruar 8 Marsin, ka thënë se populli shqiptar historikisht ka sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, ndërsa gruaja ka qenë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar.
Përmes një postimi në Facebook, në të cilin Haradinaj ka publikuar edhe një fotografi me nënën e tij, ka thënë se shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht ka shumë punë për t’u bërë.
Postimi i plotë:
“Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Populli shqiptar historikisht ka sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, kurse gruaja ka qenë gjithmonë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar.
Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë.
Na takon të gjithë neve që të angazhohemi në forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri.
Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.