Site icon Prishtinapress

Haradinaj pas takimit me Jean Marie Guehenno: Kosova e gatshme për marrëveshje në kufijtë ekzitues

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guehenno.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka shkruar se me Jean Marie Guehenno, ka biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Telegrafi.

“Me Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, njëherit ish-diplomat i shquar francez, këmbyem mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Exit mobile version