13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj nuk u ftua në takimin për Mini Shengenin në Tiranë, vjen sqarimi i Ramës

Zyra e shtypit e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pas deklaratave të kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt se nuk kishte marrë ftesë për Samitin e Mini Shengenit ballkanik që do të mbahet këtë fundjave në Tiranë.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk është e ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit ballkanik.

“Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini Shengenit. Nuk kemi marrë ftesë”, iu përgjigj ai gazetareve.

Kryeministria shqiptare bën të ditur se formati i takimeve rajonale për këtë çështje është i tillë me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë shtetërorë.

“Nisur nga një deklaratë bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, thuhet në deklaratën nga zyra e kryeministrit Rama, raportojnë mediat në Shqipëri.

Më 21 dhjetor të këtij viti do të mbahet mbledhja e radhës në kuadër të bisedimeve për Mini Shengenin ballkanik.

Ideja e Mmini Shengenit”  është kundërshtuar fuqishëm institucionet e Kosovës, në anën tjetër kryeministri shqiptar, Edi Rama pas Samitit të Ohrit mbajtur më 9 nëntor 2019 pat deklaruar se Kosova u vetëpërjashtua pa asnjë arsye nga Minis Shengeni ballkanik.

Më 10 tetor kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,  gjatë një takimi në Novi Sad u pajtuan që brenda vitit 2021 të eliminohen kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lirë brenda rajonit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles