Site icon Prishtinapress

Haradinaj: Nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient të sigurt për gazetarët

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në Ditën botërore të lirisë së shtypit tha liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoj të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruara me përgjegjësinë.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk duhet të ndalemi derisa të krijohet një ambient plotësisht i lirë dhe i sigurt për gazetarët.

“Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, por ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët.  Liria nuk mund të jetë e pjesshme, prandaj i ftoj gazetarët kosovarë që të punojmë në partneritet të ngushtë, që ta ndryshojmë këtë gjendje.  Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoj të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruara me përgjegjësinë”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version