24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj nga ShBA-ja ia përsëritë kërkesën Kurtit: “Mos e hekë taksën se ki me mbet cullak”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për RTK-në në Uashington i ka bërë thirrje përsëri kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti që të mos e heq taksën ndaj produkteve serbe.

“Albini ka ofertu herët me hekë, po më dhimet ku është ka dëshiron të hyjë, i kisha bo thirrje mos e hek taksën. Nuk është se pajtoj me Albinin, i kam qëndrimet e mija për të, por edhe ai ka një sakrificë si e gjithë Kosova, edhe ai ka bërë burg, ka vuajtur. Në emër të asaj sakrifice i bëj thirrje mos e hekë taksën se ki me mbet cullak , i deshun ka mbet. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë me mbet desh, s’ka me i mbet asgjë më.”, u shprehë ai.

Tutje, Haradinaj tha se reciprocitetin e ka pas ofertë nga Serbia menjëherë.

“Reciprocitetin ma ka ofruar Serbia menjëherë. Është propozim i Kryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë, menjëherë e kam pas në tavolinë.”, tha ndër të tjera Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/204991057310447/?t=0

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles