15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj nga Durrësi: Nuk do të lëvizin kufijtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte pjesë e takimit joformal të kryeministrave të Ballkanit në Durrës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj në prani të kryeministrave të tjerë dhe përfaqësuesve të BE-së, ka komentuar deklaratat e fundit rreth kufijve të Kosovës.

Haradinaj ka deklaruar se Kosova i ka kufijtë e vetë me Serbinë dhe shtetet e tjera.

“Kosova i ka kufijtë e vet me Serbinë, me Shqipërinë, me Malin e Zi dhe me Maqedoninë. Ne i respektojmë këto kufij dhe nuk kemi nevojë për dizajnim të ri”, ka thënë kryeministri Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Haradinaj poashtu ka shtuar se çështje e rëndësishme për Kosovën është liberalizimi i vizave që sipas tij e bën më të vështirë jetën ekonomike të kosovarëve.

“Kosova vërtet po e kryen pjesën e vet për të qenë një treg dhe në rajon për investimet në vendet e Ballkanit Perëndimor jemi me vonesë me hekurudhat por jemi në proces të kyçjes në Roaming dhe kemi disa vështirësi që dallojnë nga vendet tjera siç është liberalizimi i vizave.Nuk mund të shkojmë në Bosjne dhe na duhen viza pasi na bën më të vështirë jetën tonë ekonomike kur kalojmë në Serbi presim me orë të tëra”, ka përfunduar Haradinaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles