Site icon Prishtinapress

Haradinaj: Nesër mund të votohet qeveria, peticion është vota e 2/3 të deputetëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ka gjasa që të martën të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re.

Ai tha se tani është momenti kur Gjykata Kushtetuese mundet të publikojë komplet vendimin zyrtar që i hap rrugë procedurave, anës procedurale asgjë tjetër nuk ka mbetur vetëm proceduralisht presim që me publikimin zyrtar të vendimit të Gjykatës të mundet të thirret seanca.

“Mundësitë janë reale për nesër pra kemi thënë se na nevojiten 24 orë nga koha e vendimit me shpresë që nesër. Misioni më i vështirë të kësaj qeverie do jetë shpëtimi i ekonomisë së vendit. Ka ndodhur një goditje e rëndë për ekonominë e vendit dhe besoj që do jemi të suksesshëm. Si afat kohor nesër është real me ndodh vetëm nëse ndodh ndonjë vonesë në publikimin zyrtar të vendimit”, tha ai.

Haradinaj i konfirmoi emrat e ministrave të AAK-së në qeverinë e ardhshme.

“Blerim Kuçi – ministër i Zhvillimit Ekonomik, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit tash është një ministri më e madhe kjo, për ministre të Jashtme kemi Meliza Haradinaj Stublla, ministër i Drejtësisë, Selim Selimi, edhe i Arsimit, Rama Lika, zëvendëskryeministri nga Aleanca është Besnik Tahiri është ekip vërtetë i suksesshëm dhe njerëz që meritojnë besimin e qytetarëve por edhe për kudo që angazhohen”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka komentuar edhe peticionin për zgjedhje të Lëvizjes Vetëvendosje. Për këtë ai tha se peticioni janë 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët nuk janë për zgjedhje por për krijim të qeverisë së re.

Haradinaj tha se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje vetëm pse do një parti, ai theksoi se duhet konsensus.

“Peticion është vota e deputetëve të Kuvendit të Kosovës… Çdo iniciativë qytetare e ka vlerën e vetë por ne jetojmë në një demokraci kushtetuese dhe Kushtetuta ka paraparë ata që kanë ndodhur. Do të thotë 2/3 e deputetëve kanë votuar të rrëzojnë qeverinë, ato 2/3 të deputetëve kanë opsion krijimin e një qeverie të re të gjitha ata që e kanë rrëzuar qeverinë janë deklaruar që nuk janë për zgjedhje dhe është e pamundur me përcjell vetë dëshirën e njërit nga ne. Sot është Vetëvendosje, nesër mundet me qenë Aleanca pasnesër një parti tjetër por nuk arrihet të shkohet në zgjedhje vetëm pse një parti ka qejf. Ne jetojmë në një shoqëri ku duhet të ketë konsensus për shkuarje në zgjedhje që nënkupton se shpërbërja ë Kuvendit kërkon 2/3”, theksoi kreu i AAK-së, raporton KP.

Kujtojmë që të enjten e kaluar Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi në lidhje me dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Exit mobile version