Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit.
Takimi mbahet me fillim nga ora 09:00, në ndërtesën e qeverisë.
Detaje të tjera lidhur me këtë takim nuk janë bërë të ditura.
Kurse me fillim nga ora 12:00 Haradinaj pritet të jetë në Gjakovë, që të marrë pjesë në inaugurimin e fazës së II-të të Impiantit të Ujit të pijshëm. Inaugurimi bëhet tek stacioni i filtrimit të ujit të pijes, te Liqeni i Radoniqit.