2.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj në takim me McAllister: Presim vendim pozitiv për vizat nga Këshilli i BE-së

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar me raportuesin për Serbinë në Parlamentin Evropian, David Mcalister, njëherit edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në PE.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur se Kosova ka shënuar një progres të madh në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në reformën shtetërore.

Ai tutje ka shtuar se Kosova me optimizëm e pret vendimin e merituar të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Kosova ka shënuar progres të madh në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në reformën shtetërore dhe ky përparim është vlerësuar pozitivisht nga Parlamenti Europian, prandaj me optimizëm presim vendimin e merituar pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Në takimin e sotëm me David McAllister, anëtarin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së biseduam për aktualitetin politik dhe perspektiven euro-atlantike të Kosovës. Liderin e Partive Popullore Europiane dhe mikun gjerman e njoftova për dinamikat e reja në konsolidimin e brendshëm të vendit dhe kërkova përkrahjen e tij në strukturat e PE-së, për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles