8.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Mirëpres ftesën e shqiptarëve në Amerikë për një takim të liderëve të shtetit në prag të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se e mirëpret ftesën e përfaqësuesve të anëtarëve të një spektri të gjerë të gjerë të shqiptarëve në Amerikë për një takim interaktiv të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partive parlamentare të Kosovës, në prag të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikan kanë qenë dhe janë boshti i lidhjes sonë të fortë me Amerikën.

“Mirëpres ftesën e përfaqësuesve të anëtarëve të një spektri të gjerë të shqiptarëve në Amerikë për një takim interaktiv të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partive parlamentare të Kosovës, në prag të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikan kanë qenë dhe janë boshti i lidhjes sonë të fortë me Amerikën. Gëzimet e shqetësimet i kemi ndarë gjithmonë bashkë. Bashkërendimi dhe koordinimi strategjik, në këtë kohë udhëkryqi politik për Kosovën, si në kohërat më të vështira, është jetik.

Vetëm të bashkuar dhe krah për krah me Amerikën, shqiptarët do të mund ta ruajnë dhe ta forcojnë Kosovën e 17 shkurtit”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles