Haradinaj merr pjesë në takimin e ftuar nga Thaçi

0
31

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Telegrafi ka mësuar se Haradinaj do të merr pjesë në takimin e ftuar nga Thaçi, i cili është planifikuar të mbahet në ora 12:30.

Ndryshe, presidenti Thaçi ka ftuar në takim veç e veç, të gjithë liderët e subjekteve politike, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të cilin e kishte refuzuar ditë me parë për takim.

Ndërkaq, në njoftimin e bërë nga presidenca thuhet se Thaçi do të takojë krerët e partive politike në vend, me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Kujtojmë se para disa ditësh, presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.