Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e BE-së në Kosovës.
Gjatë këtij takimi Haradinaj ka theksuar se janë pajtuar se Kosova është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave.
Përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë dhe së bashku po punojmë në realizimin e synimeve tona për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit drejt të ardhmes sonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.