Site icon Prishtinapress

Haradinaj: LDK-ja konfuze, po i ngatërron temat nacionale me garën për kryetar të partisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës lidhur me qasjen ndaj temave nacionale në vend.

Ai në një intervistë për Telegrafin duke folur për qasjen e LDK-së karshi dialogut me Serbinë tha se LDK e ka kthyer Parlamentin në një lloj arene për kandidaturat e tyre dhe se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i partisë.

Sipas tij, konfuzioni i LDK-së ka shkuar aq larg sa ka votuar kundër fondeve të IPA-së.

Duhet t’i ndajmë temat. Janë disa tema që janë nacionale dhe ato që janë gara në parti”, u shpreh Haradinaj, duke shtuar se këto dyja nuk guxojnë të ngatërrohen.

“Konfuzioni i LDK-së shkoi deri në atë situatë që nuk votojë për fondet e IPA-s. Paret që BE-së i jep falë për vendet që aspirojnë e BE-në. LDK votoi kundër pareve që i jepen falë Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai tha se kjo flet për konfuzionin që është krijuar në LDK dhe për paqartësinë e tyre karshi proceseve të vendit.

Sipas tij, deri tani nuk janë bërë kalkulime kaq të imta politike e në dëm të qytetarëve.

Exit mobile version