Site icon Prishtinapress

Haradinaj kujton Masakrën e Belegut: Çmimi që paguam për lirinë ishte shumë i lartë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar sot martirizimin e 49 shqiptarëve në fshatin Beleg të Deçanit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, po ashtu ka kujtuar rënien heroike të 14 bashkëluftetarëve nga Zona e Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës, në përballje heroike me armikun në Shishman të Bokës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Çmimi që paguam për lirinë ishte shumë i lartë.

Sot kujtojmë martirizimin e 49 shqiptarëve të paarmatosur në fshatin Beleg të Deçanit.

Kujtojmë po ashtu rënien heroike të 14 bashkëluftetarëve nga Zona e Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës, në përballje heroike me armikun në Shishman të Bokës.

Dëshmorët dhe Martirët e Lirisë janë motivim për ne, që sa më shumë ta duam Atdheun e të punojmë vazhdimisht për forcimin e tij dhe mirëqenien e qytetarëve.

Krahas këtij angazhimi, beteja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve vazhdon edhe sot, e do të vazhdojë deri kur të kthehen eshtrat e fundit në Kosovë.

Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj.

Më 29 mars të vitit 1999 forca të shumta policore, ushtarake serbe, kishin kryer një masakër në fshatin Beleg të Deçanit, me ç’ rast serbët vranë dhe masakruan 49 shqiptarë.

Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer në këto anë të Dukagjinit nga forcat ushtarake e policore serbe, të cilët më 1999, filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Exit mobile version