12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime, kjo është çkapja për kapje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit të bordit të ShSKUK-së nga Qeveria në detyrë.

Haradinaj, pwrmes njw postimi nw Facebook, ka thënë se epidemia po politizohet nga qeveria aktuale mbi supet e shëndet të popullit.

Ai ka përmendur se në bord është bërë një emërim politik, pasi u vendos për këshilltarin politik të ministrit dhe kandidatin për deputet, Mirsad Shkretën.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime.

Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën.

Epidemia po politizohet nga kjo Qeveri mbi supet e shëndetit të popullit. Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është shkapje për kapje!”, ka shkruar Haradinaj.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka shkarkuar Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe ka emëruar Bordin e ri, të cilin do ta drejtojë Xhevat Jakupi.

Në njoftimin e lëshuar nga mbledhja e Qeverisë në detyrë thuhet se ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles