16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kritikon programin qeverisës të Kurtit: Për herë të parë nuk përmendet SHBA’ja si partner strategjik

Anëtari i kryesisë së AAK’së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar programin qeverisës të Qeverisë Kurti, duke thënë se më shumë i ngjan një analize të administrates, sesa programit të një qeverie.

Haradinaj theksin kritikës së programit qeverisës ia ka vënë mos-përmendjes së SHBA’së si partner strategjik i Kosovës. Ai këto komente i ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Express.

“Programi i Qeverisë më shumë i ngjan një analize të administratës, se sa programit të një qeverie. Jemi të zhgënjyer me faktin se në këtë program (sa pashë nga ajo që është publikuar në Koha Ditore) për të parën herë ShBA-të nuk renditen si partner strategjik i Kosovës”, ka shkruar ai.

“Dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një transparencë të plotë. Kjo është çështje nacionale dhe u përket të gjithëve. Qeveria e Kryeministri duhet të zhvillojnë takime me spektrin politik për një qëndrim të përbashkët. Ne si Aleancë do të luajmë rol konstruktiv për këtë temë, natyrisht kjo përmes Parlamentit. Nuk kërkojmë që të jemi pjesë e ekipit që zhvillon negociata, por kërkojmë të jemi në dijeni për çdo detaj të këtij procesi!”, ka thënë ndër të tjera ish-deputeti i AAK’së.

Anëtari i kryesisë së AAK’së ka thënë se subjekti politik të cilin e përfaqëson është distancuar nga debati për ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, deklaratat e së cilës ngjallën reagime të shumta.

Ai ka përmendur edhe zgjedhjet lokale, duke thënë se AAK’ja deri më tani është një ndër partitë e vetme që i ka përcaktuar si prioritet zgjedhjet komunale.

“Aleanca është ndër partitë e para, (në mos e vetmja), që ka avancuar në procesin e zgjedhjeve lokale. Ne tashmë i kemi minimalisht 10 kandidatë të paracaktuar për kryetarë komunash. Të tjerët po presin e po kalkulojnë”, ka shtuar tutje Haradinaj.

Haradinaj është zyrtarizuar nga vetë partia si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale, që do mbahen këtë vit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles