Site icon Prishtinapress

Haradinaj kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje

Gjykata franceze në Colmar ka marrë vendim që të liroj ish-kryeministrin e Kosovës. Pas katër muajve, sa është mbajtur në Francë, Gjykata në Colmar, ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Haradinaj në këto momente është duke pritur kthimin për në Kosovë, ndërkohë që ai për Indeksonline nga aeroporti i Baselit është deklaruar rreth çështjeve politike në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se  vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sipas tij vendi është izoluar nga qeverisja jo e mirë.

““Zgjedhjet janë të nevojshme për Kosovën, është e rrezikshme me mbajt një gjendje të tillë  edhe me tutje me një qeverisje jo të mirë, izolimi i popullit e me tema që rëndojnë Kosovën” ka thënë në fund lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se vendimi i sotëm nga Gjykata e Colmarit, është i drejtë i merituar dhe që tregon për mosrespektimin e fletarresteve të Serbisë nga ana e miqëve ndërkombëtar, ndonëse ky vendim është vonuar shumë dhe nuk kthen kohën e humbur prej gati katër muajve.

“E drejta e shqiptarëve ka fituar. Ka shkuar një kohë e gjatë por e drejta është dhënë sot. Shqiptarët sot kanë fituar dhe jam falënderues për përkrahjen gjithë shqiptarëve, miqve që me kanë vizituar gjatë kësaj kohe” ka thënë Haradinaj.

Ai ka dekalruar se nuk ka menduar për kompensim nga ana e Serbisë. Haradinaj ka thënë se është kohë e pakompenzuar, dhe se duhet të fillojë të punojë me përkushtim për vendin.

Exit mobile version