16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kam informata se nuk jam më subjekt i hetimit të Speciales

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka informata që Gjykata Speciale nuk është duke e hetuar më.

Haradinaj ka bërë të ditur se do të kandidojë për President të Kosovës. Po i njëjti kishte dhënë dorëheqje nga kryeministri pasi kishte marrë ftesë nga Specialja.

“Kam informata se nuk jam më subjekt i hetimit të Speciales. Kjo është ajo që kam dëgjuar dhe e di”, tha ai.

“Edhe kur kam qenë i dyshuar dhe kam qenë atje. Më shumë jam pyetur për njohuri se sa për vepra”, shtoi ai, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkuar në Hagë dhe është intervistuar nga Gjykata Speciale. Më pas ai kandidoi për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

 

 

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles