Site icon Prishtinapress

Haradinaj: Jam për me shkarku Thaçin sot, por edhe Kurtin me e çu në zgjedhje!

Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj duke komentuar letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen të cilën e bëri publike kryeministri Albin Kurti, tha se ai do ta përkrahte shkarkimin e presidentit Thaçi.

“Unë jam për me shkarkua Thaçin sot, por edhe Kurtin. Me shkarku Presidentin sot dhe me çu edhe Kurtin në zgjedhje”, tha Haradinaj për Telegrafin.

Haradinaj shtoi se qasja e Kurtit është e dëmshme për vendin, duke e quajtur atë mashtrues.

“Qasja e Kurtit është e dëmshme për vendin, është mashtrues dhe po shkon në drejtim të gabuar. Cilit Kurt mi besua atij që e shpallke tradhtar të kombit Shpend Ahmetin pse ia jepte dorën Hashim Thaçit, a Kurtit që i thotë Thaçit po i bashkojmë potencialet patriotike dhe intelektuale. Ndryshimet e qëndrimeve të tij 100% e bëjnë atë mashtrues”, tha Haradinaj.

Duke folur për shkarkimet nga Qeveria Kurti, Haradinaj tha se “ka plot që e meritojnë me u shkarkua, por ka edhe të atillë që janë profesionistë”.

Më tej Haradinaj shtoi se e ka mirëpritur zvogëlimin e Qeverisë.

Exit mobile version