Site icon Prishtinapress

Haradinaj: Jam i lirë, sot kthehem në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës pritet të kthehet sot në Kosovë pas vendimit të Gjykatës së Colmarit për lirimin e tij.
Haradinaj pas lirimit përshëndeti qytetarët para gjykatës së Colmarit, të cilët ishin mbledhur në mbështetje të tij.

“Procedua u mbyll, është refuzuar kërkesa për ekstradimit në Serbi. Tani jam i lirë dhe po shkojë ta marr pasaportën time”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së tha poashtu se në këtë “përballje” mes Serbisë dhe Kosovës, ka fituar Kosova. “Kanë kaluar katër muaj kohë, është kohë e çmueshme megjithatë në këtë përballje, shqiptarët kanë fituar”.

Ai po ashtu tha se ky vendim i Gjykatës së Colmarit është dashur të ndodh ma herët dhe se e drejta ka qenë në anën e tij.

Exit mobile version