Site icon Prishtinapress

Haradinaj flet për vdekjen e babait të tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë të jetë tejet i pikëlluar teksa fliste për babain e tij, tashmë të ndjerë, Hilmi Haradinaj.

Kryeministri në homazhet për babain e tij tha se ndarja nga jeta e Hilmi Haradinajt ka shumë porosi, mirëpo më e rëndësishmja sipas tij është se njerëz të cilët besojnë në të drejtën e tyre, ata gjithmonë krijojnë vlera të reja, ashtu siç ishte babai i tij.

“Ndarja nga babai ynë,nga Hilmiu, ka shumë porosi dhe ndjenja, por ajo që është me rëndësi është se ata që besojnë në të drejtën e tyre, krijojnë edhe vlerë të re, babai ynë në një kohë jo shumë të lehtë arriti të krijojë njerëz që e duan dhe e mbrojnë lirinë”, u shpreh Haradinaj.

“Liria e Kosovës ka ardhur me shumë mund, dhe është si rezultat i shumë mundimeve dhe si rezultat i ndihmës së miqve tanë. Porosia është t’i mbetemi besnik, ashtu si ishte besnik për lirinë babai ynë. U prefsh në paqe plak”, përfundoi Haradinaj.

Babai i kryeministrit Haradinaj ndërroi jetë të shtunënë pas mesnate pas një sëmundje të rëndë.

Exit mobile version