9.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj e mirëpret angazhimin e Berlinit në dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se angazhimi i Berlinit të mbështetur nga Uashingtoni është i nevojshëm në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në fazën finale të tij.

I plotësuar (22:10) – “E mirëpres angazhimin e Berlinit zyrtar dhe e di që ky angazhim është vërtet direkt i përkrahur prej Uashingtoni. Këto dy energji vijnë për ta përkrahur Brukselin dhe është lajm i mirë që kemi një mobilizim të këtij niveli”

Haradianj është shprehur optimist për arritjen e një konsensusi politik të brendshëm në lidhje me dialogun me Serbinë.

“Ajo që më bën përshtypje është një vetëdije e ngritur brenda nesh. Kemi bazën e mjaftueshme për të mos e nënvlerësuar veten në një moment final”.

“Nuk duhet të ndërmarrim vendime pastaj t’i kundërshtojmë dhe të tentojmë t’i riparojmë, siç ndodhi me demarkacionin. Unë apeloj te secila parti politike të ulemi në tavoline dhe të bisedojmë. Nuk guxojmë që çështjet e vendimeve finale t’i neglizhojmë”,

Lavdërohet Haradinaj: Po i kryej punët e atdheut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në Zona B në Klan Kosova se ka shumë punë për të kryer në Kosovë, por ai është në ballë të tyre dhe po vazhdon punën e madhe.

“Kemi bërë rrugë sfiduese, rrugë të mundimshme, por kemi dëshmuar që dimë t’i përfundojmë rrugët e vendit. Tani na është dhënë besimi dhe duhet t’i kryejmë punët e Kosovës”, ka thënë ai.

“Unë po i kryej punët e atdheut dhe kjo është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar të gjithë. Nuk jap vetëm urdhra, por edhe shpjegoj dhe i dëgjoj njerëzit, marrë pikëpamje”.

“Është punë voluminoze, vërtetë ka shumë punë. Një pjesë e temave të prishura, të kontaminuar, e dyfishojnë përpjekjen, por mendoj se e kemi kthyer edhe një herë substancën”.

Haradinaj ka lëvduar dhe punën e koalicionit, ka thënë se “ky koalicion i ka gjetur mënyrat t’i kryejë temat ma të ndjeshme të vendit”.

“I kemi ikur anës sipërfaqësore dhe jemi future në përmbajtje. Kjo do vëmendje të madhe dhe përqendrim të madh”.

“Marrja e përgjegjësive në këtë kohë sado e vështirë, mendoj se do të çmohet edhe në histori”.

“Besnikëria është të jesh besnik ndaj qëllimit, ne kemi qëllime reale, por jemi besnik ndaj atyre qëllimeve”

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles