Site icon Prishtinapress

Haradinaj akuzon Vetëvendosjen për punësime të militantëve, përmend emra

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përmendur emra që sipas tij Vetëvendosje i ka punësuar në institucione publike.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se LDK nuk është një parti që ngutet kur merr vendime kaq të mëdha si rrëzimi i një qeverie.

“LDK ka pasur një zor të madh. LDK nuk e duan Hashim Thaçin. Nuk mund ta kenë bërë për shkak të Hashim Thaçit…As mua nuk më duan pasi ata duan veten”.

I pari i AAK-së thotë se LDK për herë të parë në histori të saj ka rrëzuar një qeveri.

“LDK-në gjithmonë e kanë rrëzuar nga qeveria”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haradinaj thotë se Vetëvendosje për këtë kohë kaq të shkurtër të qeverisjes ka bërë punësime të militantëve në institucione.

“Diellza Arifi që është motra e Atdhe Arifit është punësuar në Ministri të Bujqësisë. Xhelal Sveçla e ka punësuar familjarin Zylë Sveçla te Haki Abazi. Deputeti Fitim Uka e ka punësuar vëllain te Arben Vitija. Sali Zyba e ka punësuar djalin e axhës Xhelal Zybën te Rozeta Hajdari. Mirsad Shkreta, kandidatë i LVV-së punësohet në Bordin e QKUK-së”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Exit mobile version