Haraçi i radhës i kompanive të sigurimeve në Kosovë (DOKUMENT)

0
76

Një barrë të re financiare është marr vendim t’i vihet ngasësve të automjeteve nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë.

Bonuset nga sigurimi i veturës të cilat i përfitonin qytetarët që nuk bënin aksidente tashmë është më e vështirë të merren.

Kjo sepse për të marrë bonusin duhet regjistruar veturën 15 ditë pasi skadon afati i sigurimit të automjetit, dhe vetëm nëse nuk është raportuar asnjë dëm i veturës.

Kështu ka vendosur Banka Qendrore e Kosovës pas kërkesës të bërë nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin në të cilin shihet se sistemi Bonus Malus për sigurimin e veturave ka pësuar këtë ndryshim e që në të kaluarën Bonusi fitohej edhe në rast se automjeti nuk regjistrohej menjëherë në një afat 15 ditor.

Në rregulloren e re thuhet se “Nëse kontrata e sigurimit ka mbaruar dhe i siguruari nuk kontrakton policë të re njëvjeçare brenda 15 ditëve nga data e skadimit, atëherë ndaj të siguruarit aplikohet shkalla e njëjtë e primit sikur te kontrata e fundit e skaduar, me kusht që gjatë kësaj periudhe nuk është deklaruar dëm”.

Madje vendimi për rregulloren e re deri tani është mbajtur i fshehur nga Shoqata dhe Kompanitë e Sigurimeve.

Rregullorja për zbatimin e sistemit Bonus Malus është miratuar më 12 qershor të vitit 2020 dhe ka hyrë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.

E për këtë vendim të marrë të hënën Shoqata e Sigurimeve të Kosovës nuk e ka parë të nevojshme të njoftojë qytetarët.

Madje kjo ka ngjallur hapi edhe tek shitësit e polisave e tek qytetarët.

Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Shoqatës së Kompanive të Sigurimit, Sami Mazreku i cili deri në momentin publikimit të këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me këtë vendim.

Ky ndryshim në vendimin për sistemin Bonus Malus, është marrë një vit pasi është rritur për 26% çmimi për sigurimin e automjeteve.

Edhe pse kishte shumë kundërshtim nga qytetarët e institucionet vendimi nuk ishte kthyer mbrapsht.

Untitled design Untitled design (1)