10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hapja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, shoqëria civile kërkon të bëhet publike përmbajtja e marrëveshjes

Pas 21-viteve, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për hapjen e linjës ajrore.

Marrëveshja është arritur në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencës e ambasadorit, Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i kanë njoftuar autoritetet e Kosovës për këtë synim, ku dhe kanë kërkuar që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme për fluturimet.

Kjo marrëveshje për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe është përshëndetur nga liderët në Kosovë, Serbi, si dhe nga ndërkombëtarët.

Megjithëkëtë, shoqëria civile në Kosovë kanë kërkuar nga autoritet kosovare që të bëhet publike përmbajtja e kësaj marrëveshje.

Visar Xhambazi, nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), tha se duhet të bëhet e qartë se si do të udhëtojnë qytetarët me pasaporta apo me letërnjoftim.

“Edhe pse dialogu Kosovë-Serbi mbetet i bllokuar për më shumë se një vit, emërimi i emisarit të posaçëm Amerikan nga Presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi dha frytet e para. Çdo veprim pozitiv karshi përmirësimit të raporteve Kosovë-Serbi duhet përshëndetur, mirëpo është esenciale të publikohen detajet e marrëveshjes. Ende nuk dihet nëse qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë me pasaporta apo me letërnjoftim. Nëse pasaportat vazhdojnë të mos njihen nga autoritetet Serbe, atëherë nuk mund të thuhet se ka përparim në këtë drejtim”, ka thënë ai për Telegrafin.

Visar Xhambazi, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Xhambazi tutje tha se në këtë marrëveshje për linjën ajrore ka ndikuar presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Karakteristikë tjetër e kësaj marrëveshje janë palët e përfshira. Siç shihet në fotografinë e postuar në Twitter nga Ambasadori Richard Grenell, ai thekson se ka qenë direkt i përfshirë në negociata me kompaninë gjermane Lufthansa dhe se Presidenti Trump ka ndikuar drejt arritjes së marrëveshjes. Gjithashtu, marrëveshja është nënshkruar në Ambasadën e SHBA-ve në Berlin, indikatorë i cili simbolizon rritjen e ndikimit Amerikan në dialogun Kosovë-Serbi”,ka potencuar ai.

Gjithashtu edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kërkuar transparencë për marrëveshjen e fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd.

“Është bërë e ditur arritja e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në ambasadën e SHBA-së në Berlin, për vendosjen e linjës së fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd nëpërmjet kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa”.

Deri tani, autoritetet kosovare kanë dhënë informacione të kufizuara lidhur me përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje. Qytetarët e Kosovës janë të painformuar mbi përmbajtjen e saj dhe procesin vendimmarrës që i ka paraprirë arritjes së kësaj marrëveshjeje.

Për më tepër, publiku nuk ka informacion për implikimet që kjo marrëveshje mund të sjellë, p.sh. me çfarë dokumente udhëtimi do të mundësohet udhëtimi i qytetarëve në mes të këtyre dy kryeqyteteve dhe çështje të tjera që derivojnë nga kjo marrëveshje.

KDI kërkon nga autoritetet e Republikës së Kosovës që të njoftojnë publikun mbi përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje dhe implikimeve të saj”, thuhej në reagimin e KDI-së.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles