2.5 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hapet zyrtarisht vendkalimi Bellanoc-Stançiq që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën

Sot në Bellanoc është bërë hapja solemne e kalimit kufitar Bellanoc-Stançiq, i cili do të lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

Vendkalimin e ri e hapi kryeministri i qeverisë teknike Oliver Spasovski, i cili e kaloi i pari kufirin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski tha se ky kalim i ri kufitar do të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. Projektet sikur ky i sotmi vetëmse thellojnë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Përmirësojmë infrastrukturën mes dy vendeve tona, siç është autostrada Shkup-Bllacë. Në kemi raporte të shkëlqyeshme dhe nuk kemi asnjë çështje të hapur”, tha Spasovski.

Ndërsa zv.kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, tha se sot po realizohet një ëndërr e kamotshme e banorëve të kësaj zone, si nga ana e Kosovës ashtu edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut.

“Kjo është një ditë shumë e veçantë që do të mbahet mend nga të dyja vendet. Hapja e kësaj pike kufitare ka qenë një ëndërr e kamotshme e qytetarëve të të dyja vendeve. Hapja e këtij kufiri është një përafrim edhe më i madh mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Enver Hoxhaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles