Site icon Prishtinapress

Hapet zyra e njësisë së Bioetikës Mjekësore të Kosovës

Me ftesë të  njësisë kosovare së bioetikës në UNESCO dhe të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dr. Curr Gjocaj, Kosovën do ta vizitojë Prof. Amnon Carmi, udhëheqës i UNESCO Chair in Bioethics.

Sot po ashtu në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),  do të bëhet hapja e zyrës  së njësisë së Bioetikës Mjekësore të Kosovës.

Menjëherë pas shpalosjes së pllakës dhe hapjes së zyrës në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës do të mbajë ligjëratë nderi me profesorët e Fakultetit të Mjekësisë dhe më mjekët e QKUK-së, me temën “Bioetika në Institucionet Shëndetësore në Shekullin 21”.

Pas ligjëratës përfaqësuesit e medieve mund të marrin prononcime nga pjesëmarrësit  e këtij aktiviteti.

Republika e Kosovës është anëtare e barabartë në mesin 124 shteteve të botës që nga muaji gushti i vitit 2015 në UNESCO Chair on Bioethics, kjo është një organizatë ndërkombëtare nën ombrellën e UNESCO-së,  e themeluar në vitin 2001 dhe merret më edukimin etik në arsimin e ultë, mesëm dhe në arsimin e lartë.

Gjithashtu, kjo organizatë ka mbajtur 12 konferenca ndërkombëtare të  Bioetikes, Etikes Mjekësore dhe Ligjit për Shëndetësi,  ku janë nxjerrë shumë konventa dhe rezoluta ndërkombëtare mbi respektimin e normave etike dhe ligjore në institucionet shëndetësore dhe arsimore.

Exit mobile version