16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Handikos lanson planin avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara

Sot në Qendrën e Resurseve te Handikosit në Veternik do të bëhët lansimi i planit avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Handikos me mbështetje dhe bashkëpunim me UNICEF, zyra në Kosovë, që nga viti 2017 ka implementuar projektin ‘Përfshirja Sociale e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë’ si pjesë e projektit regjional “ Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe përfshirja sociale e fëmijëve me aftësi te kufizuar- IPA II” qe përkrahet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe UNICEF.

Në vazhdën e aktiviteteve të implementuara në kuadër të projektit në fjalë, ishte edhe hartimi i Planit Avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë, i cili u hartua në bashkëpunim të ngushtë më përfaqësuesit e  Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.

Plani Avokues në vete ngërthen fushën e legjislacionit; edukimit; shëndetësi; mbrojtje e fëmijëve, baza e të dhënave.

Pjesëmarrës do jenë përfaqësues nga Ministria për Punë dhe Mirëqenies Sociale; Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Komuna e Prishtinës, Drejtoritë: për arsim, mirëqenie dhe shëndetësi, Përfaqësues nga Zyra për Qeverisje të mirë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles