Site icon Prishtinapress

Hamza: Ndarja e 11 milionë eurove për pagesën e energjisë në veri është në kundërshtim me ligjin

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se ndarja e 11 milionë euro për pagesën e rrymës në katër komunat në veri të Kosovës është në kundërshtim me ligjin.

Javën e kaluar, komisioni kishte miratuar propozimin e KOSTT-it për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Kjo është në kundërshtim me ligjin, nuk ka bazë ligjore, për shkak se KOSTT-i është ndërmarrje publike, në bazë të statutit është 100 për qind është pronë e Republikës së Kosovës, ku aksionari i ushtron të drejtat e veta përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo është shkelje edhe e Qeverisjes Koorporative, sepse kjop ndërmarrje e ka Bordin dhe Kuvendi nuk ka te drejtë të ndërhyrje në menagjimin dhe afarizmn e kësaj ndërmarrjeje”, tha Hamza gjatë konferencës për medie.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

Exit mobile version