Site icon Prishtinapress

Hamza: LVV e LDK po pengojnë punën e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka fajësuar LVV-në por edhe LDK-në se po e bllokojnë punën e Kuvendit.

“Sapo përfunduam mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Edhe këta që janë shkarku por edhe këta që po donë me ardhë në qeveri janë tu bë veprime që po pengojnë punën e Kuvendit”, tha Hamza.

Ai shtoi se si PDK në përputhje me kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit i kanë proceduar disa iniciativa për t’i ndihmuar bizneset e qytetarët, por që ato nuk po mbështeten.

“Ka dy muaj në përputhje me kushtetutën e vendit i kemi bërë disa nisma për përkrahje të bizneseve dhe qytetarëve në përgjithësi. Ne e dimë që pa u krijuar baza legale nuk ka mundësi që pakoja e rimëkëmbjen ekonomike të implementohet në tërësi”, tha Hamza.

Exit mobile version