Site icon Prishtinapress

Haliti: Vitia ka nevojë për ndihmë nga shteti, këtë javë shtatë vdekje natyrale

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti thotë se pavarësisht vështirësive po ja dalin të përballen me situatën epidemiologjike duke mbajtur gjendjen nën kontrollë.

Haliti për RTV Dukagjinin thotë se të prekurit me coronavirus nga Stublla që janë në karantinë shtëpiake thotë se janë në shëndet të mirë.

Ai thotë se ardhja e bashkëshortëve të infektuar në fshat për trajtim i ka lehtësuar disi qytetarët e kësaj zone.

Intervista me Sokol halitin nga minita e 36 në videon e mësipërme

“Mbetemi me shpresë se pandemia do të lokalizohet me kaq dhe nuk do të zgjerohet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Vitisë thotë se kanë nevoja për pajisje mjekësore e mbrojtëse pasi komuna është në karantinë.

“Ne kemi edhe nevoja tjera pasi vetëm këtë javë kemi pasur shtatë vdekje natyrale për shkak të pleqërisë. Jeta duhet të vazhdojë”.

Haliti thotë se komuna nuk ka qenë e përgatitur dhe furrat nuk kanë pasur rezerva të mjaftueshme për furnizimin me bukë.

Ai thotë se për shkak se shumë njerëz janë në karantinë, ata kanë nevojë për përkujdesje nga shteti.

Exit mobile version