Site icon Prishtinapress

Haliti: Prokuroria të merret me Thaçin, Veselin, Haradinajn, me mua, …

Xhavit Haliti, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), thotë se për çështjen e numrit të madh të veteranëve të UÇK-së Prokuroria duhet të merret me të gjithë personat përgjegjës, duke përfshirë këtu edhe presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe me të nëse është e nevojshme.

Për çështjen e numrit të madh të veteranëve të UÇK-së Prokuroria e Kosovës duhet të merret me të gjithë ata që kanë qenë përgjegjës, duke përfshirë këtu presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, i cili ka qenë njëri nga themeluesit e UÇK-së, duke shtuar se nëse është e nevojshme Prokuroria duhet të merret edhe me të, pasi të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Ai thotë se për këtë numër të madh të veteranëve përgjegjësia është politike, përkatësisht e iniciuesve dhe e hartuesve të Ligjit për Veteranët.

 

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” Haliti ka folur edhe për çështjen e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, siç po insiston presidenti Thaçi. Sipas Halitit, kjo çështje nuk do të duhej të hapej nga pala kosovare.

“Unë jam që të mos hapet kjo çështje, sepse kam frikë që do të ketë pasoja për Kosovën nëse kërkon diçka e tillë dhe nuk pranohet. Kjo do të ishte dështim. Ne duhet të insistojmë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, duhet ta bëjmë demarkimin e kufirit me Serbinë. Kur t’i vendosim kufijtë, të njohur edhe nga vetë Serbia, por edhe nga OKB-ja, atëherë neve nuk do të na pengojë asgjë që të bisedojmë pastaj me shtetin serb për interesat që i kemi të dyja palët”, ka thënë Haliti. 

Exit mobile version