Ministrja e Ekonomisë, Tregtisë, Punës dhe Inovacionit, Rozeta Hajdari ka njoftuar se gjendja me furnizim me mallra është nën kontrollë.
Hajdari gjatë një konferencë për medie, tha se janë pranuar 1,000 thirrje nga ana e qytetarëve e që kanë të bëjnë me rritjen e çmimeve.
“Dua t’iu njoftoj se kemi angazhuar Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, atë të Rezervave Shtetërore, Inspektoriatin e Tregut dhe të Punës në zabtimin e masave të marra. Në këtë punë kemi nxjerr disa veprime që duhet t’i nxjerrim. Veprimi i parë është që në bazë të Ligjit mbi Tregun e Brendshëm, të marrin udhëzimet për një urdhëresë e cila është për mos rritjen e çmimeve, e që deri tash është menaxhar mjaftë mirë. Situata është nën kontrollë”, tha Hajdari.
Ajo tregoi se Inspektoriati i Tregut ka kryer 900 kontrolla në subjekte afariste, ku 30 prej të cilave u është shqiptuar gjobë për shkak të ngritjes së çmimeve.
“Që nga mbrëmë deri sot kemi pranuar mbi 1,000 thirrje, të cilat kryesisht ankesat kanë të bëjnë me rritjen e çmimeve, e në veçanti të atyre ushqimore. Inspektoriati i Tregut ka kryer kontrolla në 900 subjekte afariste dhe nga këto kemi gjetur 30 shkelje, kryesisht të rritjea së çmimeve, e që janë marr masa sipas legjislacionit në fuqi. Inspektoriati i Tregut ka kryer 650 inspektime, ku shkeljet janë hasur në mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse e në dezinfektim të hapësirave”, tha ajo.
Në fund, Hajdari tregoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me furnizuesit e rezervave shtetërore.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me furnizuesit e rezervave shtetërore dhe se situata është nën kontrollë, pra nuk kemi nevojë për panik, por të veprojmë sipas situatës që e kemi tani”, tregoi ajo.