16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hadërgjonaj: Edhe në qeverinë e Isa Mustafës rezervat shtetërore janë shfrytëzuar njëjtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka folur në lidhje me ndarjen e mjeteve financiare.

Hadërgjonaj është kundërpërgjigjur ndaj akuzave të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i cili është shprehur se Qeveria ka abuzuar me rezervat shtetërore, shkruan prishtinapress.eu

Ajo është shprehur se nëse analizohet shfrytëzimi i rezervave shtetërore në vitet kur Lidhja Demokratike e Kosovës ishte në pushtet nuk vërehet ndonjë dallim i madh me shpenzimet që ka bërë qeveria Haradinaj.

“Nëse i referohemi historikut të shpenzimeve të rezervave shtetërore nga viti 2013 deri në 2017 pothuajse njëjtë është shfrytëzuar, kur ministër ishte Avdullah Hoti dhe kryeministër Isa Mustafa”, është shprehur Hadërgjonaj.

Ajo madje është shprehur se dy partitë opozitare po dalin si engjëj por nuk lënë gjë pa bërë, duke thënë se ata nuk i respektojnë rregullat dhe ligjet e shtetit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles