Site icon Prishtinapress

Guardiola tregon se për cilën gjë pajtohet me Mourinhon

Më në fund ka diçka që i bën bashkë Pep Guardiolan dhe Jose Mourinhon.

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt ka thënë se pajtohet me Jose Mourinhon, në lidhje me ndeshjet ndërkombëtare të FIFA-s që zhvillohen këto kohë, e që janë shumë të rrezikshme për klubet.

Jose Mourinho në fillim të kësaj jave, u deklarua totalisht kundër këtij orari të FIFA-s për ndeshjet ndërkombëtare, përcjell lajmi.net.

I të njëjtit mendim është edhe Pep Guardiola.

“Federatat dëshirojnë që lojtarët të luajnë sa më shumë që është e mundur para Kupës së Botës dhe ne natyrisht që dëshirojmë që lojtarët të shkojnë në atë kompeticion”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp të premten.

“Ne dëshirojmë që ata të shkojnë atje dhe të kthehen të sigurt, dhe me sa më pak minuta të luajtura”.

“Unë jam dakord me Mourinhon. Ne tani luajmë për shumë gjëra, klubet janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Europa League. Është shumë e rrezikshme për të luajtur ndeshje miqësore, nëse mund të shmangen ato do të ishte shumë mirë, por orari është orar”.

Exit mobile version