Site icon Prishtinapress

Guardiola, menaxheri më i paguar në botë?

Pep Guardiola mund të bëhet trajneri më i paguar në botë.

Menaxheri spanjoll është afër të nënshkruaj një kontratë të re me Manchester Cityn, me një pagë marramendëse, 20 milionë në vit, transmeton IndeksOnline.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayernit, është afër ta fitojë titullin në Premierligë dhe mbetët në garë për Ligën e Kampionëve përkundër humbjes 3 me 0 në “Anfield”.

Pepi, ka kontratë me Citizën deri në vitin 2020, por një kontratë e re do ta bëjë atë trajnerin më të paguar në botë!

Kujtojmë që tre menaxherët më të paguar në botë janë; Marcello Lippi (Kina – 18 milionë në vit), Pep Guardiola (Manchester City – 15.3 milionë në vit) dhe Jose Mourinho (Manchester United – 15 milionë në vit).

Exit mobile version