Site icon Prishtinapress

Gruaja e Fuad Ramiqit ka fjalë të rënda për Arbana Xharrën

Artë Ramiqi, një ish-gazetare, i trembet deri dhe marrjes peng të vajzës së saj, duke iu referuar thirrjeve të Xharrës.

Ndaj, ajo kërkon që drejtësia kosovare të reagojë ndaj saj, nëse e konsideron veten vërtet drejtësi.

Ja dhe statusi i saj në FB:

Arbana Xharra nxit njerzit per kidnapim te vajzes sime…

Në vazhdimësinë e saj propaganduese kundër Islamit, gazetarja e dekoruar nga politika të huaj, jo nga media të pavarura, Arbana Xharra, nxit njerëzit kundër Islamit e muslimanëve në Kosovë; bile ajo urrejtja e saj ka shku aq larg sa zonja Xharra bën thirrje publike linquese kundër bashkëshortit tim, Fuad Ramiqit, vetëm pse paska mbrojt dr.Shefqet Krasniqin dhe nuk ka pranuar ta quajë Shën Terezë, Gonxhe Bojaxhiun. Ajo në vazhdimësi tërheq vëmendjen e qytetarëve me shkrimet e statuset e saj kundër muslimanëve, bile nuk heziton t’i sulmojë dhe kolegët e saj, si në rastin e Resul Sinanit, vetëm pse ai paska thënë një mendim të tij rreth aktakuzës ndaj Shefqet Krasniqit. Ajo grua, pa fije turpi thotë se është mendim i lirë ta fyejë pejgamberin Muhamed, deri sa bën thirrje për pushkatim të bashkëshortit tim që nuk po e quajka Shën Tereza Gonxhe Bojaxhiun, dmth për ne nuk paska mendim të lirë. Kjo zonjë, vetëm që t’i arrijë qëllimet e saj politike, nuk kursen as një fjalë për të nxitur urrejtje te njerëzit sa që ja arrit t’i shtyejë bashkmendimetarët e saj publikisht nëpër rrjete sociale të flasin hapur për kidnapim të vajzës sime! E tmerrshme kjo a….se mos të flasim për pushkatim, varje e vrasje e dhunim që përmendet ndaj bashkëshortit tim, e deri te unë. Pra ku është shteti, prokuroria që nuk marrin masa ndaj këtyre thirrjeve, që kjo urrejtenxitëse i bën te masa dhe jo larg mendeve, dikush nga të frustruarit e Arbanës mund të dalë ta vras burrin tim apo ta kidnapoj Amra Nur-in. Ku është prokuroria që po hesht ndaj këtyre thirrjeve që i shtyn njerëzit kaq pa frig të flasin për vrasje e kidnapim fëmjësh? Dhe sigurisht që Fuadi nuk shqetësohet nga langonjë të tillë, dhe do të vazhdojë t’i injorojë si deri tani këto thirrje për vrasje ndaj tij, ama unë jam e shqetësuar, sepse nuk ka kaluar kohë shumë e gjatë që njerëz si Arbana bënin propagandë gjatë kohës së luftës kundër FARK-ut dhe thirrnin për vrasje, gje që dhe ndodhte, si rasti i ministrit të vrarë, deri sa hesapet s’munden t’i qëronin aso kohe me ndihmësministrin e Ahmet Krasniqit’ Fuadin si duket Arbana po dëshiron ta qoj atë punë në vend, veq se tash është ndrru strategjia, nga ajo kombëtare-fetare, nga që u munduan të njollosin në të parën nuk arritën ta eliminonin, tash po duan ta gjejn ndonjë Brevik vullnetar, të shtyrë me ato thirrjet. Ku jeni o hetuesi? Ajo po thërret në vlla/vrasje!!!!

Artë Ramiqi

Exit mobile version