Një grua nga Italia Veriore e cila do të festojë 104-vjetorin e lindjes së saj në gusht, ka mposhtur Covid-19, i shkaktuar nga një coronavirus i ri, raporton gazeta italiane La Repubblica.
Ada Zanusso u sëmur në fillim të marsit në Shtëpinë e Infermierisë Maria Grazia në provincën e Biella, rreth 100 kilometra në perëndim të Milanos
Në të njëjtën shtëpi pleqsh 21 persona të tjerë vdiqën.
“Dikush lart që po na shikon më harroi mua”, tha Zanusso.
Djali i saj Giampiero, i cili ka kontaktuar me të përmes telefonit me video, thotë se ajo ende është duke lexuar pa syze, është kurioze dhe vazhdimisht dëshiron të dijë se çfarë po ndodh.